Intro
Shoqata Internacionale Kolping zhvillon aktivitetin e saj në 60 shtete të botës me qëndër në Gjermani.
Kjo shoqatë u themelua nga prifti katolik Adolph Kolping.

Pjesë e kësaj shoqate është edhe Shoqata Shqiptare Kolping me Seli në Tiranë. Eshtë e pranishme në Shqiperi që në Vitin 1993.

Qëndra Kolping Shkoder, është ndërtuar në tetor te vitit 2002, është pjesë e Shoqates Internacionale Kolping. Eshtë e vetmja e këtij lloji në Shqipëri.
Aktiviteti I saj është në shërbim të komunitetit dhe nëpërmjet kësaj qëndre financohen projekte të ndryshme sociale.

Në këtë qëndër zhvillohen kurse të ndryshme formimi për rinjë, gjithashtu ofrohen edhe shërbime si bar-restorant, hotel, sallë kompjuteri e pajisur me Internet dhe salla për takime.